| Autoriteti i Konkurrencës është organ publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta. Ai ka filluar veprimtarine e tij ne 1 Mars 2004 në bazë të ligjit Nr. 9121 Datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurencës”. Qëllimi i ligjit është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike. Autoriteti i Konkurrencës është i ngarkuar me ligj për fillimin e procedurave paraprake hetimore me nismën e tij. Ligji përcakton rolin që duhet të luajë Autoriteti i Konkurrencës për rregullimin e veprimtarisë ekonomike në bashkëpunim me organet e administratës qendrore dhe vendore, entet rregullatore dhe institucionet e tjera. Autoriteti i Konkurrencës përbëhet nga Komisioni si organ vendim marrës, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqiperisë, dhe Sekretariati si organ ekzekutiv.
|