| Abuzimi me Pozitën Dominuese |
| Sektori i Pozites Dominuese |
| Ēfarė ėshtė pozita dominuese? |
| Si vlerėsohet pozita dominuese? |
| Ēfarė pėrbėn abuzim me pozitėn dominuese? |
| Pėrkufizimi i ēmimeve gabiqare (predatory pricing) |
| Pėrkufizimi i marrėveshjeve ekskluzive |
| Kufizimet e tregut |
| Pėrkufizimi i ēmimeve tė ngjeshura (Price squeezing) |
| Gjoba qė mund tė vendosė Komisioni nė rastet e abuzimit me pozitėn dominuse |
| Ēfarė mund tė bėni Ju? |
|
Sektori i Pozites Dominuese  |
Bazuar ne Ligjin Nr.9121 dt 28.07.2003 "Per mbrojtjen e Konkurrences" sektori i Pozites dominuese merret me shqyrtimin e nderrmarrjeve qe kane nje pozite dominuese ne treg.Me poshte gjeni disa pyetje-pergjigje orientuese mbi Abuzimin me Poziten dominuese ne treg. Per te pare kontaktet me stafin e sektorit click ketu. |
|
Ēfarė ėshtė pozita dominuese?  |
| Në bazë të nenit 3 të Ligjit Nr.9121 dt 28.7.2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”: “Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga pjesëmarrësit e tjerë në treg, si: konkurrentët, klientët ose konsumatorët. |
|
Si vlerėsohet pozita dominuese?  |
Pozita dominuese e një ose më shumë ndërmarrjeve vlerësohet, duke marrë parasysh: a) pjesën e tregut përkatës të ndërmarrjes ose ndërmarrjeve në shqyrtim dhe të konkurrentëve të tjerë; b) pengesat në hyrje në tregun përkatës; c) konkurrencën potenciale; ç) fuqinë ekonomike dhe financiare të ndërmarrjeve; d) varësinë ekonomike të furnizuesve dhe blerësve; dh) fuqinë kundërvepruese të blerësve; e) zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes së ndërmarrjeve dhe mundësitë e shfrytëzimit të burimeve të produkteve; ë) lidhjet ekonomike me ndërmarrjet e tjera; f) karakteristika të tjera të tregut përkatës si: homogjenitetin e produkteve, transparencën e tregut, uniformitetin e kostos dhe të madhësisë së ndërmarrjeve, qëndrueshmërinë e kërkesës ose të kapaciteteve të lira prodhuese.
|
|
Ēfarė pėrbėn abuzim me pozitėn dominuese?  |
Mund të përbëjnë abuzim: a) vendosja, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta blerjeje ose shitjeje, ose e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit; b) kufizimi i prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik; c) zbatimi i kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; ç) lidhja e kontratave, me kusht që palët e tjera kontraktuese të pranojnë detyrime shtesë; d) vendosja e çmimeve ose e kushteve të tjera, që kanë si objekt ose si pasojë pengimin e hyrjes ose nxjerrjen jashtë tregut përkatës të konkurrentëve të veçantë a të një produkti të tyre; dh) refuzimi për të tregtuar ose për të dhënë licenca; e) refuzimi i hyrjes së një ndërmarrjeje tjetër, kundrejt një shpërblimi të përshtatshëm, në rrjetin ose në infrastrukturat e ndërmarrjes me pozitë dominuese, nëse ky refuzim i përdorimit të njëkohshëm të rrjetit ose të infrastrukturave pengon ndërmarrjen tjetër të veprojë si konkurrent i ndërmarrjes me pozitë dominuese.
|
|
Pėrkufizimi i ēmimeve gabiqare (predatory pricing)  |
| Çmime grabitqare kemi në ato raste kur një ose më shumë firma, vendosin çmime nën nivelin e kostos së prodhimit, me qëllim që të detyrojnë konkurrentët të dalin nga tregu duke siguruar fitime të larta në të ardhmen. |
|
Pėrkufizimi i marrėveshjeve ekskluzive  |
| Marrëveshje ekskluzive kemi në ato raste kur ofruesi i mallrave ose shërbimeve kërkon si kusht ndaj kontraktorit që ky i fundit të shesë vetëm mallrat ose shërbimet e ofruesit |
|
Kufizimet e tregut  |
| Kufizim të tregut kemi në ato raste kur ofruesi i mallrave ose shërbimeve kërkon ndaj shitësit që të ofrojë këto mallra ose shërbime vëtëm në një treg të caktuar. |
|
Pėrkufizimi i ēmimeve tė ngjeshura (Price squeezing)  |
| Cmime të ngjeshura kemi në ato raste kur një firmë dominante e integruar vertikalisht vendos cmime të paarsyeshme, ndaj shitësve me të cilët firma mund të konkurojë nëpërmjet një dege të kompanisë së saj. |
|
Gjoba qė mund tė vendosė Komisioni nė rastet e abuzimit me pozitėn dominuse  |
Në bazë të nënit 74, të Ligjit Nr.9121 dt 28.7.2003 "Për mbrojtjen e Konkurrencës": Komisioni mund të vendosë gjobë në masën 2 deri në 10 për qind të xhiros totale të vitit financiar paraardhës, për çdo ndërmarrje pjesëmarrëse që shkel nenin 9 të ligjit që ka të bëjë me: Abuzimi me pozitën dominuese në treg.
|
|
Ēfarė mund tė bėni Ju?  |
| Nëse dyshoni për një sjellje anti konkurruese kontaktoni me Autoritetin e Konkurrencës i cili do të hetojë mbi këtë sjellje. Ligji i jep Autoritetit të Konkurencës fuqinë për të hetuar dhe vepruar rreth sjelljeve anti konkuruese. |
|