Tregje Prodhuese
Njoftim
19.03.2020
Komisioni i Konkurrencës, nëpërmjet vendimit nr. 685, datë 18.03.2020, vendosi:

1. Marrjen e masës së përkohshme si vijon:

a. Ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.

b. Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska.

c. Aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit të tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit.

2. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.

3. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (1) të këtij vendimi, ndërmarrjet që do të konstatohen në shkelje ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma b) të ligjit nr. 9121/2003.

4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.