Përqendrime
Për “Autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përfitimit të kontrollit mbi Portofolin e Kredisë së Procredit Bank AD Beograd nga Banca Intesa AD Beograd”
20.12.2017
Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 487, datë 05.12.2017 vendosi të autorizojë përqëndrimin e realizuar nëpërmjet përfitimit të kontrollit mbi Portofolin e Kredisë së Procredit Bank AD Beograd nga Banca Intesa AD Beograd, pasi ky përqëndim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit, ose forcimit të pozitës dominuese.

Nga analizat e kryera nga AK konstatohet se Ky transaksion ndodh ndërmjet Banca Intesa AD Beograd dhe Procredit Bank AD Beograd të cilat janë  prezente vetëm brenda territorit të Serbisë dhe nuk kanë apo do të sjellin asnjë ndikim në tregun shqiptar, pavarësisht se mëmat e tyre përkatëse operojnë në Shqipëri nëpërmjet degëve përkatëse Intesa Sanpaolo Bank Albania SHA dhe Procredit Bank SHA.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni link-un më poshtë.