Përqendrime
Autorizim i përqëndrimit të realizuar nëpërmjet shitjes dhe transferimit të kuotës prej 6.50 % të aksioneve të INTELLIGENT APPS GMBH, nga HNH GROUP LTD tek DAIMLER MOBILITY SERVICES GMBH
11.05.2018

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.510, datë 10.05.2018 “Mbi  autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitjes dhe transferimit të kuotës prej 6.50 % të aksioneve të  INTELLIGENT APPS GMBH, nga HNH GROUP LTD tek DAIMLER MOBILITY SERVICES GMBH”, vendosi të autorizojë përqendrimin. Tregu shqiptar nuk do të preket nga transaksioni i propozuar sepse Daimler AG është prezent në Shqipëri përmes fushës së tij thelbësore të biznesit – shitjes së mjeteve lëvizëse (vetura, kamion dhe autobusë) nëpërmjet një distributori, por nuk ka aktivitet në Shqipëri që të ketë lidhje me tregun përkatës të shërbimit të taksive dhe Intelligent Apps GmbH nuk ka aktivitet në Shqipëri.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.