Përqendrime
Autorizim i përqëndrimit në lidhje me përftimin e kontrollit të përbashkët nga BMW dhe Daimler AG mbi disa shoqëri
11.05.2018

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.511, datë 10.05.2018 “Mbi  autorizimin e përqendrimit në lidhje me përftimin e  kontrollit të përbashkët nga BMW dhe Daimler AG mbi disa shoqëri”, vendosi të autorizojë përqendrimin pasi tregu shqiptar nuk do të preket nga transaksioni i propozuar, pasi këto Joint Venture nuk kanë për qëllim të kryejnë në të ardhmen e parashikueshme ndonjë aktivitet në Shqipëri, prandaj transaksioni i propozuar nuk ka asnjë impakt për konkurrencën në tregun e brendshëm. Pas transaksionit nuk do te ketë asnjë ndryshim në strukturën e tregut përkatës në Shqipëri.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.