|
|
| Përqëndrimet |
| Ēfarė ėshtė njė pėrqendrim? |
| Llojet e Pėrqendrimeve? |
| Kur njė pėrqendrim bėhet objekt shqyrtimi nga ana e Autoritetit tė Konkurrencės? |
| Kur duhet njoftuar njė pėrqendrim? |
| Kur lind detyrimi pėr njoftim me procedurė tė thjeshtuar? |
| Fazat e shqyrtimit tė njė pėrqendrimi? |
| Ēfarė pasojash rrjedhin nga mos njoftimi i njė pėrqendrimi? |
| Sektori i Perqendrimeve |
|
Ēfarė ėshtė njė pėrqendrim?  |
Sipas Ligjit Nr.9121 dt 28.7.2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës” Kreu III neni 10 përqendrime të ndërmarrjeve kemi ne rastet kur : - bashkohen dy ose me shume ndërrmarrje ose pjesë ndërmarrjesh të pavarura nga njëra tjetra
- në cdo transaksion, nëpërmjet të cilit një ose më shumë ndërmarrje përfitojnë kontoll,të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të një apo më shumë ndërmarrjeve ose të një pjese të këtyre të fundit
- kur krijohet një ndërmarrje e përbashkët, që kryen të gjitha funksionet e një njësie ekonomike të pavarur
|
|
Llojet e Pėrqendrimeve?  |
Përqendrimet janë : - Horizontale- nëse ndërmarrjet pjesëmarrëse janë aktive në të njëjtin treg përkatës
- Vertikale- nëse ndërmarrjet operojnë në nivele të ndryshme të tregut
- Të përziera-nëse ndërmarrjet, megjithëse mund të mos jenë në nivele të ndryshme të tregut, janë active në tregje prodhimesh të ndryshme. Këto quhen dhe përqendrime johorizontale
Bashkimet dhe përqendrimet mund të jenë asnjanëse ndaj konkurrencës ose, në disa raste, i bëjnë ndërmarrjet më efikase, forcojnë konkurrueshmërinë e tyre dhe çojnë në uljen e kostove, duke rritur përfitimet për konsumatorët. Veprimtaria e bashkimit është pjesë e ristrukturimit industrial dhe shihet si e nevojshme për t’ju përgjigjur sfidave të ekonomisë botërore. |
|
Kur njė pėrqendrim bėhet objekt shqyrtimi nga ana e Autoritetit tė Konkurrencės?  |
| Një përqendrim, bëhet objekt shqyrtimi nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, pra njoftohet në Autoritet për marrje autorizimi, vetëm nëse përmbush kushtin e parashikuara në nenin 12, pika 1 e ligjit: “Përqendrimet e ndërmarrjeve njoftohen në Autoritet, për të marrë autorizim, nëse në vitin e fundit financiar, para përqendrimit: a) xhiroja e të gjitha ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku, në tregun ndërkombëtar, është më shumë se 70 miliardë lekë, ose xhiroja e të gjitha ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku, në tregun e brendshëm, është më shumë se 800 milionë lekë dhe b) xhiroja e të paktën një ndërmarrjeje pjesëmarrëse, në tregun e brendshëm, është më shumë se 500 milionë lekë”. |
|
Kur duhet njoftuar njė pėrqendrim?  |
Përqendrimi që përmbush kushtin e sipërshënuar, (neni 12, pika 1 e ligjit), duhet njoftuar brenda 1 jave nga lidhja e marrëveshjes për bashkim ose përftim kontrolli, si dhe nga publikimi i ofertës për blerje ose shkëmbim. Theksojmë këtu faktin që edhe një marrëveshje me gojë e palëve që shesin apo blejnë konsiderohet përqendrim dhe duhet njoftuar brenda një jave në A.K, por gjithmonë kur plotësojnë kufirin e xhiros. (Neni 12, pika 2. Përqendrimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni njoftohen brenda një jave nga lidhja e marrëveshjes për bashkim ose për përftim kontrolli, si dhe nga publikimi i ofertës publike për blerje ose shkëmbim). Theksojmë se koncepti i përqendrimit, detyrimi për njoftim apo e gjithë procedura e kontrollit të përqendrimeve të parashikuara në ligjin 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, është e njëjtë me atë që parashikon legjislacioni europian. Në këtë kontekst, si dhe në zbatim të detyrimit të përcaktuar në nenin 84 të ligjit, është dhe: a) “Rregullorja për zbatimin e procedurave të përqendrimit të ndërmarrjeve”(shiko te Rregullore-arkive per te download Rregulloren) b) Udhëzimi për formën e njoftimit të përqendrimit (shiko tek Udhezime dhe Formular-arkive per te download Udhezimin) dhe Formularin për njoftimin e përqendrim (shiko tek Udhezime dhe Formular-arkive per te download Formularin), të cilat u vihen në dispozicion palëve që kanë detyrimin për njoftimin e përqendrimit. Aktet nënligjore të mësipërme janë konform legjislacionit eurpian për këtë qëllim. |
|
Kur lind detyrimi pėr njoftim me procedurė tė thjeshtuar?  |
| Në rastet e përqendrimeve që nuk sjellin ndryshime të strukturës së tregut përkatës, pala njoftuese mbush formularin e thjeshtuar të njoftimit.E gjithë kjo procedurë fillon me një kërkesë të palës njoftuese, ku ajo argumenton që përqendrimi i realizuar nuk ka asnjë pasojë për rritjen apo krijimin e pozitës së njësisë pas përqendrimit.Kjo ndodh në ato raste kur transaksioni i kryer është ndryshim pronësie, që nuk shkakton ndryshim brenda njësisë objekt i transaksionit, por edhe në tregun e sektorit përkatës. Pavarësisht nga kjo, është Autoriteti i Konkurrencës (Sekretariati) që vendos që pala njoftuese të përdorë formën e thjeshtuar të njoftimit. |
|
Fazat e shqyrtimit tė njė pėrqendrimi?  |
Procedura e Kontrollit të një përqendrimi zgjat 5 muaj dhe ndahet në dy faza: - faza e procedurës paraprake (2 muaj)
- faza e procedurës së thelluar (3 muaj)
Në një procedurë njoftimi të përqendrimit, Autoriteti i Konkurrencës fton edhe palë të treta që mendon se mund të preken direkt apo indirekt me këtë përqendrim. Procedura e thelluar hapet vetëm në rastet kur përqëndrimi i realizuar dhe i njoftuar shfaq shenja të krijimit apo të forcimit të pozitës dominuese dhe kjo procedurë fillon me vendim të Komisionit.
|
|
Ēfarė pasojash rrjedhin nga mos njoftimi i njė pėrqendrimi?  |
| Mosnjoftimi i një përqendrimi konsiderohet shkelje e rëndë dhe gjobitet në masën 2-10% të xhiros së vitit financiar paraardhës. Neni 74, pika ç e ligjit: Komisioni vendos gjoba në masën 2 deri në 10 për qind të xhiros totale të vitit financiar paraardhës, për çdo ndërmarrje pjesëmarrëse që: ç) nuk njofton një përqendrim sipas neneve 10 dhe 12 të këtij ligji; Autorizimi ose jo i një përqendrimi është e drejtë ekskluzive e Autoritetit të Konkurrencës dhe nuk mund të kthehet as nga Gjykata. Neni 65, pika 3 e ligjit"Nuk i nënshtrohen juridiksionit të gjykatave kërkesat për përjashtim nga një marrëveshje e ndaluar dhe procedurat e kontrollit të përqendrimeve. |
|
Sektori i Perqendrimeve  |
Bazuar ne Ligjin nr.9121 "Per mbrojtjene konkurrences" sektori i Perqendrimeve merret me shqyrtimin e Perqendrimeve.Me poshte gjeni pyetje-pergjigje orientuese mbi perqendrimet, kur jane objekt shqyrtimi ne Autoritetin e Konkurrences si dhe pasojat qe rrjedhin nga mosnjoftimi. Per te pare kontaktet me stafin e sektorit kliko ketu.
|
|
|
| Njoftime për Shtyp |
| Njoftim pėr mediat |
| Mbi abuzimin me pozitën dominuese të ndërmarrjes "ARMO" SHA në tregun e prodhimit të produktit lëndë djegëse diesel D2 |
| 7/26/2010 |
|
|
| Arkivë |
|
| Vendime |
| V E N D I M Nr. 150, datė 20.07.2010 |
| "Përabuzim me pozitën dominuese të ndërmarrjes "ARMO" SHA në tregun e prodhimit te produktit lëndë djegëse diesel D2" |
|
|
| Arkivë |
|
| Publikime |
| NJOFTIM PARAPRAK PERQENDRIMI |
| Rasti: Përftim Kontrolli Eagle Investment Sh.a / Astra Albania Sh.a |
|
|
|
| Arkivë |
|
|