Njoftime për shtyp
Njoftim paraprak për përjashtim nga ndalimi i marrëveshjes së bashkëpunimit
Më datë 10 Janar 2018, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin nga ndërmarrjet që operojnë në tregun e sigurimeve të automjeteve për përjashtimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet tyre në vitin 2017, në lidhje me shitjen dhe administrimin e Kartonit Jeshil.

Autoriteti i Konkurrencës fton të gjitha palët e interesuara të shprehin opinionet mbi marrëveshjen e njoftuar brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës përmes FAX në numrin +355 4 2234497, ose me postë në adresën e institucionit: Rruga “Sami Frashëri“, Nr:4, Kati IV, Tiranë apo në adresën elektronike competition@caa.gov.al

Për më shumë informacion shikoni dokumentin bashkëlidhur këtij njoftimi.