Njoftime për shtyp
Njoftim për shtyp për takimin e 18-të të Grupit Ndërqeveritar të Ekspertëve (IGE) për Ligjin dhe Politikën e Konkurrencës në UNCTAD

Në datat 10-12 Korrik 2019, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) në Gjenevë, është duke u zhvilluar takimi i 18-të I Grupit Ndërqeveritar të Ekspertëve (IGE) për Ligjin dhe Politikën e Konkurrencës.



Sipas axhendës së aktivitetit, në datën 11-12 Korrik 2019, do të diskutohej mbi dy cështje kryesore: roli i UNCTAD në rritjen e kapacitetit dhe asistencës teknike në kendvështrimin e konkurrences dhe mbrojtjes së konsumatorit si dhe sfidat e konkurrencës ne ekonominë dixhitale.



Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Juliana Latifi, në ditën e dytë, datë 11 Korrik, paraqiti një prezantim mbi ecurinë dhe zhvillimet ndër vite të kapaciteteve institucionale të Autoritetit të Konkurrencës pas përfundimit të projektit të UNCTAD si dhe rolin e AK në rastet e konkurrencës që lidhen me ekonominë dixhitale.



Në perfundim të këtij takimi u vendos që UNCTAD duhet të asistojë vendet përfituese në përshtatjen me ndryshimet në ekonominë dixhitale, si dhe ritheksimi i nevojës për bashkëpunim me vendet donatore.