Të tjera
Njoftim për pranimin e ankesave dhe dokumentacionit
Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se, duke marrë shkasë nga situata e krijuar prej virusit COVID-19, si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, njofton se:

Do të pranojë ankesa dhe dokumentacione nga subjekte të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (ndërmarrje/kompani, qytetarë, konsumatorë, si dhe çdo palë e interesuar), vetëm në rrugë elektronike, deri në një njoftim të dytë.