|
|
| Memorandum Mirekuptimi mes Autoritetit te Konkurrences dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. |
|
Në datën 17.12.2007 Autoriteti i Konkurrencës, përfaqësuar nga kryetarja Lindita Milo (Lati) dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi, nënshkruan nje marrëveshje bashkëpunimi me qellim garantimin e konkurrencës se ndershme ne tregun shqiptar. Sipas ketij memorandumi. Autoriteti ka përgjegjësinë e mbrojtjes se konkurrencës se lire, respektimin e rregullave për veprimet antikonkurruese.
Pas nenshkrimit te memorandumit, të dy titullarët ndanë te njëjtin mendim se ky është një hap i rendesishem ne kuadër te integrimit evropian, ku konkurrenca edhe ne fushën e doganave ka nje rendësi te veçante për një sistem doganor sa me te shëndetshëm dhe me përfitime me te ndjeshme për klientët dhe publikun. Palet u angazhuan te bashkëpunojnë ne sigurimin e të dhënave të domosdoshme në kryerjen e studimit, analizimit për licencimin e subjekteve tregtuese e importuese si dhe mbikëqyrjes se kushteve të tregut. Memorandumi i krijon te dy institucioneve, hapësirën e nevojshme qe brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ të rrisin bashkëpunimin e tyre të ndersjelle, duke shkembyer informacion dhe ekspertize per te permiresuar situaten aktuale ne tregun vendas, lidhur me shkallen e konkurrencës, si dhe për te shmangur rastet e kufizimit, te pengimit dhe te deformimit te konkurrencës ne kete treg.
|
| 17/12/2007 |
|
| Njoftime për Shtyp |
| Njoftim pėr mediat |
| Mbi abuzimin me pozitën dominuese të ndërmarrjes "ARMO" SHA në tregun e prodhimit të produktit lëndë djegëse diesel D2 |
| 26/07/2010 |
|
|
| Arkivë |
|
| Vendime |
| V E N D I M Nr. 150, datė 20.07.2010 |
| "Përabuzim me pozitën dominuese të ndërmarrjes "ARMO" SHA në tregun e prodhimit te produktit lëndë djegëse diesel D2" |
|
|
| Arkivë |
|
| Publikime |
| NJOFTIM PARAPRAK PERQENDRIMI |
| Rasti: Përftim Kontrolli Eagle Investment Sh.a / Astra Albania Sh.a |
|
|
|
| Arkivë |
|
|